Përse është e rëndësishme Vitamina D në organizmin tonë

Përse është e rëndësishme Vitamina D në…

Mungesa e vitaminës D është më e shpeshta krahasuar me mungesat e vitaminave të tjera në trup.

Me kafjall të mirë – lëng portokalli dhe drithëra apo vezë (patjetër për mëngjes kreshmor), një copë mish salmoni dhe jogurt, si edhe 15 minuta shëtitje në ditë të kthjellët, do të sigurojmë vetes dozën e domosdoshme të vitaminës D.

Studimet e reja shkencore kanë treguar që deficiti i kësaj vitamine shkakton gjendje të keqe shpirtërore, por edhe depresionin, posaçërisht te femrat.

Vitamina D është substancë, që thith kalciumin në trup dhe ndihmon atë që të shpërndahet në kocka. Prandaj mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave, që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtësisht.

Veç kësaj, është shumë me rëndësi për imunitet të fuqishëm, por është treguar edhe si aleat i mirë në luftën kundër stresit.

Gjithashtu vitamina D është në studim kërkimor edhe si faktor mbrojtës kundër diabetit tip 1 dhe 2, sklerozës multiple, depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve alergjike dhe infeksioneve./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit