
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin e punës.
E reja si e identifikuar si Anila Grishaj, punonte në një kompani që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira dhe dyshohet se i ka ngecur koka në një prej makinerive.
Edhe pse shqiptares i është dhënë ndihma e parë, u mësua se goditja ishte fatale. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit që çuan në vdekjen tragjike të shqiptares.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mosfunksionim të makinerisë apo nëse tragjedia është shkaktuar nga mungesa e rregullores së sigurisë dhe pajisjeve për mbrojtjen e punëtorëve.
Kujtojmë që një aksident i ngjashëm me rastin e 26-vjeçares, u regjistrua në 29 shtator në Athinë.
Një 53-vjeçare e indetifikuar si Anna, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi makineria e mishin në dyqanin ku punonte.