“Përshëndetje, mami!”, skema e mashtrimit në "WP" që u vodhi njerëzve 500 mijë paund

“Përshëndetje, mami!”, skema e mashtrimit në “WP”…

Një skemë e re mashtrimi në “WhatsApp” e njohur si “Hi, Mum” (Përshëndetje, mami!) ka vjedhur mbi 490 mijë paund vetëm në vitin 2025, duke përdorur tashmë edhe teknologjinë e imitimit të zërit me inteligjencë artificiale (AI).

Mashtrimi fillon me mesazhin “Hi, Mum!” (Përshëndetje, mami!)  ose “Hi, Dad!” (Përshëndetje, babi!) , ku personi pretendon se ka humbur telefonin dhe nuk ka akses në bankë. Në çastin që fiton besimin e viktimës, mashtruesi kërkon para për të paguar qiranë ose për  të blerë një telefon. Për të qenë sa më të besueshëm ata përdorin inteligjencën artificiale për të gjeneruar mesazhe zanore me zërin e fëmijës ose të një të afërmi.

Eksperti i sigurisë Jake Moore shpjegon se këta mashtrues përdorin zëra të marrë nga rrjetet sociale për të krijuar imitimin e përsosur.

“Edhe nëna ime nuk e kuptoi që ishte zëri im i gjeneruar nga AI,” tha ai.

Mashtrimi nuk kufizohet vetëm në “Hi Mum”. Mashtruesit mund të paraqiten si djem, vajza, apo edhe si miq të afërt, duke përdorur informacione të mbledhura nga rrjetet sociale për të krijuar histori të besueshme.

Në prill 2025, vetëm 135 raste të tilla shkaktuan humbje prej mbi 127 mijë paundësh. Banka “Santander” dhe ekspertët këshillojnë që të mos dërgohen para në një llogari të re pa verifikim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit