Përshkallëzohet numri i viktimave palestineze, midis tyre 2 fëmijë

Përshkallëzohet numri i viktimave palestineze, midis tyre…

Numri i viktinave palestineze si pasojë e sulmeve nga forcat izraelite ka ardhur në rritje në Rripin e Gazës, teksa tensione janë rritur paralelisht me përurimin e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.
Sipas mediave ndërkombëtare, numri i shtetasve palestinezë që kanë ndërruar jetë ka arritur në 65, pasi nëntë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën në sulmet e Izraelit.

Në një deklarate për mediat, Ministria Palestineze e Shëndetësisë tha se dy palestinezë u vranë në sulmet e fundit të Izraelit ndaj rajonit, duke përfshirë një fëmijë.

Dëmtime të mëdha janë regjistruar gjithashtu nëpër zonat e banuara të Gazës, përfshirë nivelimin e ndërtesave shumëkatëshe.

Deri më sot, gjashtë izraelitë janë vrarë në dhunën e fundit – pesë prej tyre në sulme me raketa përveç një ushtari të vrarë kur një raketë e drejtuar antitank ju goditi xhipin.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite 1967 dhe aneksoi qytetin në tërësinë e tij në 1980 në një lëvizje që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit