Përshkallëzohet protesta në Laprakë, banorët djegin gomat dhe bllokojnë rrugën

Përshkallëzohet protesta në Laprakë, banorët djegin gomat…

Banorët e Laprakës kanë djegur goma në shenjë proteste kundër projektit të Unazës së Madhe duke bërë që të bllokohet qarkullimi i automjeteve.\

Njëri prej tyre u shpreh se kishte për të ndërmarrë hapa konkretë ndaj qeveritarëve dhe atyre që kishin gisht në këtë projekt.

Një nga banorët.

Janë rreth 700 banesa që preken nga projekti dhe pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme që u kemi drejtuar autoriteteve, Ministrisë së Infrastrukturës, kryeministrit, ARRSH, kreut të Kadastrës për të na dhënë informacion si do procedohet me njerëzit që do mbeten nesër në qiell të hapur nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kemi bërë një pauzë të vogël t’u lëmë kohë dhe autoriteteve që të reflektojnë por ky reflektim nuk po vjen. U bëj thirrje autoriteteve shtetërore të vijnë këtu në terren dhe tu japin një zgjidhje njerëzve dhe më pas të vijojnë me projektin e Unazës së Madhe. Është një projekt i cili ka devijuar disa herë me afera korruptive, po favorizohen njerëz të pushtetshëm dhe njerëz të parasë. Ky projekt duhet hetuar pse ka ndryshuar. Pritet që brenda pak ditësh të miratohet tenderi dhe nga ky moment derisa të përfundojë jemi të gjithë në mëshirë të fatit. Pse lihen këta njerëz pa përgjigje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit