Përshkallëzohet situata, Rusia i tregon ‘muskujt’ Ukrainës

Përshkallëzohet situata, Rusia i tregon ‘muskujt’ Ukrainës

Pasi Ukraina ngriti alarmin për grumbullimin e forcave të armatosura në kufirin me Rusinë, ka ardhur reagimi i Kremlinit. Përmes një zyrtari të lartë të Kremlinit, është paralajmëruar një luftë për Ukrainën, e cila shihet si fillimi i fundit të tyre. Dmitry Kozak zyrtari i lartë në Rusi, tha se Rusia pas kërcënimit të Ukrainës, do të jetë i detyruar të mbrojë qytetarët në lindje të Ukrainës që është në kufi me Rusinë. Lufta është midis forcave qeveritare dhe separatistëve në rajonin lindor të Ukrainës Donbass. Ukraina thotë se separatistët janë duke e shkelur në mënyrë të vazhdueshme armëpushimin e arritur në korrik të vitit të kaluar dhe po e akuzon Rusinë për grumbullimin e forcave ushtarake afër kufirit, por kjo është mohuar nga Kremlini.

Dmitry Kozak:

Nisja e veprimeve ushtarake do të shënojnë fillimin e fundit të Ukrainës.

Ndërkohë gjatë javës së kaluar, ministri rus për Punë të Jashtme, Sergei Lavrov u shpreh se çdo përpjekje për luftë nga ana e Ukrainës, do të sjellë shkatërrimin e këtij shteti. Moska dhe Kievi kohëve të fundit kanë shkëmbyer akuza me njëra-tjetrën rreth rritjes së tensioneve në konfliktin mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit