Përshpirtje për Petrit Rukën me poezitë e tij/ Kulla: Dashurisë që i ka kënduar ai, nuk i ka kënduar njeri

Përshpirtje për Petrit Rukën me poezitë e…

Pas vdekjes së poetit Petrit Ruka, nëTiranë u mbajt një përshpirtje për artistin, ku u sollën në vëmendje vargje dhe kujtime. Poeti u nda nga kjo jetë pak muaj më parë, ndërsa la pas një ‘thesar’ të pasuruar me poezi të ndjera, filma dhe çaste të paharrueshme. Ruka u shua në moshën 67-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

I vëllai Ethem Ruka dhe e shoqja, Zhani, mirëpritën miqtë që risollën në vëmendje jetën dhe krijimtarinë e tij.

Ndërkohë Kulla, kujtoi edhe çastet e fundit me poetin.

Pëllumb Kulla

 Kurrë dimensioni i dashurisë nuk ka pasur një poet shqiptar. Më falni për këtë mendim heretik, por dashurisë që i ka kënduar ai, nuk i ka kënduar njeri deri tani, as Lasgushi, kjo ishte herezia ime.

Poet e skenarist, që përjetësoi emocione të jashtëzakonshme, Pirro Milkani, kujtoi takimin e parë me të.

Milkani:


Kam pasur kënaqësinë ta kem mik për një çerek shekulli. Në kursin pasuniversitar që u organizua në Kinostudio për skenarist të rinj, Petriti shkëlqeu dhe mori notën 10 nga ne. Dhe ai skenar, u realizua si film prej meje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit