Përshtatën lokalin për shitje kanabisi, arrestohet 2 persona në Tepelenë

Përshtatën lokalin për shitje kanabisi, arrestohet 2…

Janë arrestuar në Tepelenë 39-vjeçari Haki Rama dhe 35-vjeçari Astrit Çela. Ata kishin përshtatur një lokal për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Një sasi prej 6 kg kanabis sativa u sekuestrua ndërsa u shpall në kërkim 39-vjeçari Xhorxhi Shehu për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ç., 35 vjeç dhe H. R., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Krahës 1. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. Ç. siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit A. Ç., u gjet dhe një sasi farash cannabisi, që posedoheshin me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u identifikua si bashkëpunëtor në këto veprimtari kriminale, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Krahës 1. Punohet intensivisht për kapjen e tij“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit