Person me rrezikshmëri shumë të lartë,  zbardhen të tjera detaje për sulmin ndaj Top Channel

Person me rrezikshmëri shumë të lartë,  zbardhen…

Janë zbardhur të tjera detaje nga hetimi mbi sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja 61-vjecar, Pal Kola. Mësohet se në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti që i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë. Në ekzaminimin paraprak në makinë nuk arrit të dallohej asnjë shenjë, pasi zjarrfikësit i kanë dëmtuar gjatë shuarjes së zjarrit. Sepse makinës iu vu flaka nga autorët e ngjarjes.

Ndërsa tani njoftohet se është gjetur një shenjë gishti, e cila i përket një personi me rrezikshmëri të lartë kriminale. Ndërsa më herët u raportua për një shenjë ADN-je në një nga gëzhojat.

Kujtojmë se ngjarja e së hënës tronditi të gjithë vendin dhe autorët nuk janë identifikuar ende. Automjeti i tre të dyshuarve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, e nëpërmjet Mëzezit ka hyrë për në rrugën “7 nëntori”.

Fillimisht makina Range Rover ka dalë përballë godinës së Top Channel ka vijuar rrugën për tek “Kasem Shima” ka bërë një gjysmë rrotullim dhe është rikthyer sërish për në drejtim të televizionit në orën 12:30 minuta pas mesnate. Dy prej vrasësve kanë dalë në dritaret e mjetit, njëri prej të cilëve në sediljen e pasme dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të godinës.

Ata kanë qëlluar 25 herë dhe njeri prej plumbave rezultoi fatal për Pal Kolën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit