Persona të maskuar ekzekutojnë biznesmenin në Greqi, një muaj më parë i vranë shokun shqiptar

Persona të maskuar ekzekutojnë biznesmenin në Greqi,…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të premtes në Greqi. Pas një atentati me armë zjarri, është plagosur një biznesmen 43 vjeçar. Sipas iefimerida.gr, ngjarja ka ndodhur në  Glyfada. Biznesmeni është plagosur me armë zjarri në makinën e tij tip Smart në rrugën Megalou Alexandrou paralel me Vouliagmen në Glyfada nga dy persona që lëviznin me motoçikletë. Mësohet se biznesmeni që merrej me tregtim karburantesh në vendin fqinj, 43 vjeçari me iniciale E.Th, i cili dyshohet se është shqiptar. 43-vjeçari bëhet me dije se ka qenë shok me biznesmenin shqiptar Marius Diamanti, të vrarë në Atikën Perëndimore para një muaji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit