Personat me aftësi të kufizuara protesojnë për plotësimin e kushteve: “Bashkia nuk ka bërë punë të mirë”

Personat me aftësi të kufizuara protesojnë për…

Mungesa e rampave në rrugë është problemi kryesor për personat me aftësi të kufizuara. 

Kështu është shprehur Flamur Bala nga Durrësi i cili denoncon neglizhencën e institucionit të drejtuar nga Emirjana Sako.

Është një gjë shumë e thjeshtë që zgjidhet, mjafton vullneti i kryetares së bashkisë apo i inxhinierëve të punimeve në qytetin e Durrësit dhe kjo gjë mbarohet me vullnet të pastër,” tha ai.

Infrastruktura për ta mungon, ndërsa këta persona me aftësi të kufizuara fajësojmë bashkinë se duhet të punojë seriozisht dhe të krijojë rampa që u mundësojnë atyre ngjitjen në trotuar. 

Ligji shqiptar parashikon qartë krijimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuar, por një gjë e tillë nuk zbarohet ende.

Vështirësia qëndron edhe në stacionet dhe autobusët lokalë.

“Bashkia nuk ka parkim për njerëzit me aftësi ndryshe, mos të flasim për ashensorë apo rampa,” thanë ata. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit