Personat me shkollë të lartë, zënë numrin më të lartë të të papunëve

Personat me shkollë të lartë, zënë numrin…

Sipas raportit të INSTAT për vitin 2019 për forcat e punës vihet re se niveli më i lartë i papunësisë është pikërisht tek personat që kanë arsim të mesëm dhe ata me arsim të lartë.

Të jesh i arsimuar, shpesh herë shihet si hapi i parë drejt punës, por të dhënat tregojnë të kundërt. Sipas raportit të INSTAT për vitin 2019 për forcat e punës vihet re se niveli më i lartë i papunësisë është pikërisht tek personat që kanë arsim të mesëm dhe ata me arsim të lartë. Shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm 14,4 %, për ata me arsim të lartë 12,3 % ndërsa tek personat me arsim 8 ose 9 vjeçar ka pësuar rënie niveli i papunësisë, tashmë është në masën e 8.7%

Duke u bazuar tek i njëjti raport, janë punësuar me arsim 8-9 vjeçar 555 mijë e 900 mijë persona, me arsim të mesëm 442 mijë e 855 persona dhe me arsim të lartë 266 mijë e 828 persona të punësuar. Personat që janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit përbëjnë 47,3 % të punësuarve. Gjatë vitit të kaluar në total, numri i të punësuarve ka arritur në 1 milionë 254 mijë 830 persona, nga 1 milionë e 222 mijë e 594 persona që ishte në 2018.

Sakaq, papunësia ka zbritur në 11.5% dhe numri i personave të papunë është 164 mijë e 792 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit