Personazhi i Tik-Tok shtyu 27-vjeçaren drejt vrasjes, publikoi foto intime

Personazhi i Tik-Tok shtyu 27-vjeçaren drejt vrasjes,…

Një 27-vjeçare nga Kamza i dha fund jetës në datën 10 shkurt 2024, duke u vetëhedhur nga taraca e katit të katërt të pallatit ku banonte. Shkak për këtë ngjarje është bërë publikimi në rrjetet sociale i disa fotove të saj intime me një personazh të njohur të rrjetit social Tik-Tok.

E ndjera është identifikuar si Sibora Abedini nënë e një fëmije dhe e martuar me një shtetas nga Kosova. Ajo jetonte në një apartament me qira në Kamëz, ndërsa me bashkëshortin e saj ishte në proces divorci.

Gjatë kohës që jetonte në Kamëz, Sibora kishte pasur një njohje me Tik-Tok-erin Altin Çoku 39-vjeç. Ky i fundit teksa ka qenë në një hotel me të ndjerën, ka bërë disa foto intime të cilat më pas janë publikuar në rrjetet sociale duke hapur dhe profile fallco. Kjo është dhe arsyeja se përse 27-vjeçarja ka ndërmarrë veprimin ekstrem, ndërsa në të shkuarën kishte tentuar dy herë të tjera vetëvrasjen.

Për këtë Policia ka arrestuar Altinin nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”! Vetë 39-vjeçari e ka pranuar këtë vepër në një prej “live-eve” të tij në Tik-Tok me persnazhin e njohur Cllevio, por ka pretenduar se fotot i ka publikuar një miku i tij.

“Ka bo një gabim të madh atij që kanë për t’ju thy gishtat! A e di çfarë më ka bo shoku i ngusht?! Unë me shoqen time në hotel me të, edhe boni foto ajo. Unë dal me shokun tim në lokal, për të pirë kafe. Telefonin e mbaj pa kod! Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua “shih ca fotoje kemi bërë në hotel” dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku. Mua më vjen keq për gocën e huaj”, ka thënë Çoku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit