Personi me 'Sindromën e kufomës në këmbë' thotë se shkoi në purgator dhe ‘ngeci në kurth'

Personi me ‘Sindromën e kufomës në këmbë’…

Ekziston një gjendje shumë e rrallë, që është tepër e vështirë për t’u diagnostikuar e njohur si Sindroma e Cotard-it, ose më shpesh si ‘Sindroma e kufomës në këmbë’.

Si rezultat i kësaj sëmundje një person beson se pjesët e trupit të tij mungojnë ose se ata janë të vdekur, ose nuk ekzistojnë. Disa njerëz besojnë se kjo po ndodh me të gjithë trupin e tyre, të tjerë mendojnë se vetëm pjesë të caktuara të trupit të tyre janë zhdukur ose po kalben dhe kjo është e lidhur ngushtë me sëmundje të tjera të shëndetit mendor si depresioni.

Ekspertët nuk janë të sigurt saktësisht se çfarë e shkakton atë, megjithëse një studim i vitit 2011 zbuloi se 89 për qind e rasteve kishin depresionin si simptomë të tij.

Mund të jetë tepër e rrezikshme për personin që vuan nga sindroma, pasi ai mund të ndalojë së kujdesuri për shëndetin e tij, sepse ata besojnë se trupi i tyre tashmë është i vdekur dhe, për rrjedhojë, nuk kanë nevojë të hanë ose të trajtojnë veten.

Dikush që thotë se ka vuajtur kohët e fundit zhvilloi në Reddit një pyetsor ku iu përgjigj pyetjeve se si ishte të bindesh se për një kohë kishte vdekur.

Njëri prej tyre kishte qëndruar tre ditë në një spital të shëndetit mendor dhe pak pasi u largua, tha se ishte i bindur se kishte bërë vetëvrasje dhe mendonte se kishte shkuar ‘në purgator dhe kishte ngecur në një kurth’.

Personi tha gjithashtu se besonte se mund të ‘parashikonte se çfarë po ndodhte’ dhe provoi disa gjëra për të parë nëse mund të zgjoheshin nga purgatori. Ai tha se kafshoi veten për të ndjerë dhimbje, pasi besonte se kjo mund ta zgjonte, por kur nuk u bë, ai ndjeu se ishte në ferr. /Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit