Personi që terrorizoi Kamzën, dyshohet si ekstremist/ Si u vetëdorëzua pas negociatave me RENEA-n

Personi që terrorizoi Kamzën, dyshohet si ekstremist/…

Ronald Kryemadhi është personi që ngriti në këmbë Policinë e Shtetit dhe forcat e FNSH e RENEA paraditen e sotme në Kamzë pasi kërcënoi me armë zjarri automatik punonjësit e Policisë që shkuan ta shoqëronin në gjykatë.

“Panorama” raporton se ky shtetas, praktikues i besimit musliman, dyshohet se është ekstremist.

Forcat e policisë po kontrollojnë në banesën e tij pasi përveç automatikut me të cilin kërcënoi uniformat blu, të ketë edhe pistoletë të fshehur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit