Përtej propagandës, të pastrehët e lënë rrugëve nga Rilindja

Përtej propagandës, të pastrehët e lënë rrugëve…

Në këto vite Rilindja e Edi Ramës është kujdesur që të varfërojë dhe të largojë shqiptarët nga vendi. Shumë propagandë për ti thënë botës që në Shqipëri nuk ka njerëz që vuajnë për bukën e gojës, që në Shqipëri nuk ka të pastrehë dhe që në Shqipëri nuk ka njerëz që vdesin nga i ftohti në këto ditë të ftohta dimri. Qindra milionë lekë të hedhura në tendera për propagandën e salltaneteve të kryeministrit dhe për ushtrinë e Rilindjes që vjedh përditë qytetarët me aferat e inceneratorëve inekzistentë.

Gjatë viteve të fundit shumë të pastrehë kanë ndërruar jetë rrugëve të Shqipërisë nga mungesa e përkujdesjes nga bashkitë e rilindjes dhe nga qeveria qëndrore ku janë dhënë tendera për ndërtimin e qendrave sociale por ato nuk duken gjëkundi ku vjen fjala për strehimin dhe përkujdesjen e të pastrehëve.

Sipas një raporti të UNICEF të muajit qeshor të vitit 2022 planet sociale nuk i’u referohen modeleve që do të ndjekin në ngritjen e këtyre shërbimeve. Bashkitë nuk kanë hartuar raporte monitoruese për zbatimin e planit social, ndërkohë që vërehet se planet sociale kanë parashikuar një numër shumë të kufizuar treguesish për të matur suksesin e zbatimit të tyre. Në planet sociale të bashkive nuk ka asnjë referencë për kontributin e vullnetarizmit dhe të solidaritetit social në territorin e bashkive, ndërsa burimet e financimit për shërbimet e planifikuara sociale i kanë të paspecifikuara. Në planet sociale të bashkive nuk ka shënime mbi garancitë e qëndrueshmërisë financiare të shërbimeve dhe disponibilitetit të burimeve njerëzore për ofrimin e tyre. Asnjë prej planeve sociale nuk parashikon bashkëpunimin me institucionet shëndetësore vendore në procesin e ngritjes dhe të ofrimit të shërbimeve sociale.

E thënë ndryshe bashkitë e rilindjes në këto vite nuk kanë asnjë transparencë për përkujdesjen e të pastrehëve sepse ka vetëm vjedhje të fondeve publike të taksapaguesve teksa të pastrehët lihen rrugëve në mëshirë të fatit.

Gjatë viteve të fundit shumë të pastrehë kanë ndërruar jetë rrugëve të vendit si në Korçë, Pogradec, Fier, Elbasan dhe shumë qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë që në Bashkinë Krujë konkretisht apelohet për ndihmë për një të pastrehë ku qytetarët i kanë kërkuar institucioneve për të ndërhyrë për një burrë rreth të 60-tave ku ende nuk janë marrë masat për t’i ofruar ndihmë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit