Përveç Italisë, Shqipëria hap dyert për emigrantët edhe nga shtetet e tjera?

Përveç Italisë, Shqipëria hap dyert për emigrantët…

Shqipëria po boshatiset nga intelektualët dhe studentët ekselentë çdo ditë e më shumë. Në 10 vitet e fundit, popullsia vendase është tkurrur shumë, ndërsa biznesi ka gjetur ngushëllim për forcë punëtore tek indianët apo sirianët.

Një marrëveshje e njëanshme që Edi Rama nënshkroi në Romë me Giorgia Melonin për të sjellë mijëra emigrantë nga Italia në Shqipëri ka sjellë shumë kundërshti. Një marrëveshje sekrete, që ngre shumë pikëpyetje të mëdha.

Por mesa duket, pasi qeveria përzuri shqiptarët, është e gatshme të bëhet bujare edhe me shtete të tjera europiane.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët nëse funksionon do të jetë një model për shtete të tjera. Në një intervistë për gazetarin Maurizio Belpietro në kuadër të aktivitetit ‘Il giorno della verita’, Meloni theksoi se ka shtete që kanë shfaqur interes.

Nuk është jashtëligjshme është krejtësisht e realizueshme dhe them më shumë: nëse funksionon mund të jetë model dhe disa shtete po na pyesin se si funksionon. Dje ishte kryeministri i Çekisë, folëm gjatë për këtë, ai tha: “Giorgia, a mund të më shpjegoni qartë se si funksionon marrëveshja me Shqipërinë? E konsideroj shumë interesante, për mendimin tim është një iniciativë që duhet të përsëritet”. Pra, tashmë ka një debat që është zhvendosur. Është e qartë se këtu vota e qytetarëve bëhet thelbësore për të forcuar këtë linjë“, tha Meloni. 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit