Përveç se pa ajër, njerëzit në Elbasan po vuajnë dhe për ujë

Përveç se pa ajër, njerëzit në Elbasan…

Ndërkohë që shumë zona të vendit po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, Elbasani nuk bën përjashtim. Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një i ri, i cili përshkruan situatën alarmante në qytet, ku mungesa e ujit dhe ndotja e ajrit po e bëjnë të padurueshme jetesën.

Në pamjet që ai ka dërguar, duket qartë se depozita e ujit është bosh. Banorët, sipas tij, janë të detyruar të mbushin bidona me ujë në kushte të vështira, një realitet që të kujton kohët kur furnizimi me ujë ishte luks.

Miredita, jeta osht qejf! Kemi një problem të madh në Elbasan. Përveç zjarrit që na ka ndotur ajrin, nuk kemi as ujë,” shkruan ai.

Kjo situatë po ua bën më të vështirë përditshmërinë banorëve të Elbasanit, të cilëve përveç mungesës së ujit, gjatë 24 orëve të fundit po u mohohet dhe e drejta për të marrë frymë lirshëm, për shkak të zjarrit të madh që ka përfshirë fushën e mbetjeve.

Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente nga institucionet për të përballuar këtë dyfishim krizash, mungesën e ujit dhe ndotjen e ajrit që po i vendosin në kufijtë e durimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit