Pesë fakte kyçe - ndalni panikun dhe dilni nga izolimi total

Pesë fakte kyçe – ndalni panikun dhe…

Tragjedia e pandemisë COVID-19 duket se po hyn në fazën e kontrollit. Qindra mijëra njerëz kanë vdekur, në të gjithë botën, dhe tani, të gjithë po përpiqen të lënë panikun dhe të mbështen tek faktet.

Drejtuesit e vendeve duhet të ekzaminojnë të dhënat e deritanishme, në vend që të merren me parashikimet hipotetike, dhe të vendosin politika të cilat po dëmtojnë ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve.

Më poshtë lexoni pesë faktet kyçe që po injorohen nga ata që duan të vazhdojnë mbylljen totale të vendit.

Fakti 1: Pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë rrezik të vdesin nga Covid-19.

Studimi i Universitetit të Stanford për antitrupat tregon se norma e vdekshmërisë ëshët 0.1 deri në 0.2 për qind, një rrezik shumë herë më i vogël se sa ai i parashikuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ishte 20 deri në 30 herë më i lartë dhe i cili nxiti politikat e izolimit.

Në New York City, qendra e pandemisë në SHBA, norma e vdekshmërisë për njerëzit nga 18 deri në 45 vjeç është 0.01 për qind, ose 10 për 100 000 në popullsi. Nga ana tjetër, njerëzit e moshës 75 vjeç e sipër e kanë normën e vdekshmërisë 80 herë më të lartë. Për njerëzit nën moshën 18 vjeç, norma e vdekshmërisë është zero për 100 mijë.

Dy të tretat e numrit të vdekjeve në New York ishin pacientë mbi moshën 70 vjeç; më shumë se 95 për qind ishin mbi moshën 50 vjeç; dhe rreth 90 për qind ishin mbi 50 vjeç; dhe rreth 90 për qind e rasteve kishin një sëmundje tjetër të rëndë.

Fakti 2: Mbroni të moshuarit, për të shmangur mbipopullimin e spitaleve

Në New York, për të sëmurët nën moshën 18 vjeç, norma e shtrimit në spital është 0.01 për qind ose 11 për 100 mijë njerëz; nga mosha 18 deri në 44 vjeç shtrimi në spital është 0,1 për qind.

Gjysma e personave me Covid-19 kanë shfaqur simptoma të lehta ose nuk kanë shfaqur asnjë simptomë. Ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve, personat e shëndetshëm, nuk kanë nevojë për kujdes mjekësor spitalor nëse sëmuren me virus.

Fakti 3:  Izolimi i plotë i popullsisë pengon krijimin e imunitetit të turmës, duke bërë që problemi të zgjatet.

Ne dimë prej dekadash që infeksioni në vetvete i jep mundësinë njerëzve të krijojnë imunitet — antitrupa— në mënyrë që infeksioni të krijohet përmes krijimit të “imunitetit të turmës”.

Duke ndaluar të gjithë njerëzit, bllokohet kalimi i virusit tek personat me rrezik të ulët të cilët mund të krijojnë antitrupa, dhe nuk krijohet imuniteti i turmës.

Në fakt është portretizuar si një problem që ka izolim të masës. Në fakt personat e infektuar me simptoma të lehta janë makinë për vendosjen e imunitetit të gjithëpërhapur.

Fakti 4: Njerëzit po vdesin sepse kujdesi mjekësor për pacientët e tjerë po neglizhohet.

Kujdesi mjekësor për miliona amerikan me sëmundje të tjera po injorohet dhe ata po vdesin sepse i kanë lënë vendin të sëmurëve me Covid-19. Shumë nga spitalet në shtetet e Amerikës kanë ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale jo të domosdoshme.

Ndalimi i funksionimit të spitaleve, po ndalon diagnostikimin e sëmundjeve të rrezikshme si kanceri, biopsitë e tumoreve dhe aneurizmat e trurit të pazbuluara dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Trajtimet, përfshirë kujdesin urgjent, për sëmundjet më të rënda po mungojnë.

Fakti 5: Popullsia në rrezik mund të mbrohet me masa të targetuara.

Provat tregojnë se të moshuarit janë pjesa e popullsisë më e prekur nga virusi. Ata janë personat që sëmuren më rëndë dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spital.

Duke ditur këtë fakt, mund të izolohet vetëm ky grup i popullsisë dhe të monitorohen personat që kanë kontakt me të moshuarit. Shtëpitë e të moshuarve, të cilat kanë një rrezik të lartë duhet të monitorohen në vazhdimësi dhe të izolohen.

Të gjitha këto fakte duhet të shërbejnë për të hartuar një politikë: të mbrohen në mënyrë strikte personat me vullnerabël, të vetë izolohen personat me simptoma të lehta dhe të hapen bizneset e vogla e vendet e punës me masa të distancimit social.

Kjo do të lejojë krijimin e imunitetit tek personat me rrezik minimal dhe me pasoja minimale, ndërkohë që shpëtohen jetë dhe parandalohet mbipopullimi i spitaleve dhe kufizohet dëmi i madh i krijuar nga izolimi i plotë i vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit