Pesë punonjëse me koronavirus, mbyllet kopshti në Vlorë

Pesë punonjëse me koronavirus, mbyllet kopshti në…

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Vlorë i ka vënë kyçin derës së kopshtit numër 5 në qytetin bregdetar, për shkak të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në këtë institucion.

Në këtë kopësht janë nëntë punonjëse, nga të cilat pesë prej tyre, kanë rezultuar me Covid 19, raporton Panorama.

Një tjetër punonjëse, e gjashtë, është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Një ditë më parë në Vlorë, u regjistrua një numër i lartë të infektuarish. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, ishin plot 72 persona që kishin rezultuar pozitivë brenda 24 orëve.

 

/tpz

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit