Pesë të vdekur si pasojë e dy sulme të armatosura në Ekuador

Pesë të vdekur si pasojë e dy…

Dy sulme të tjera nga persona të armatosur dje në Ekuador rezultuan në vdekjen e pesë personave, mes tyre tre punonjës të shërbimit të burgut të moshës 26 deri në 31 vjeç dhe një tjetër u plagos rëndë, njoftuan autoritetet.

Tre punonjësit e shërbimit të burgut u vranë ndërsa ishin jashtë kompleksit të burgut Guayas.

Në të njëjtin burg, i cili është në Guayaquil, porti kryesor dhe kryeqyteti financiar i Ekuadorit, ku dhuna e bandave është kthyer në problem, gjashtë të burgosur u gjetën të varur në qelitë e tyre të mërkurën e kaluar.

Tre gratë ishin objektiv i një sulmi nga “vrasësit me pagesë”, shpjegoi për shtyp drejtori i përgjithshëm i SNAI, Guillermo Rodríguez.

Burgjet e Ekuadorit janë bërë skena e masakrave të përsëritura, vdekjeprurëse midis të burgosurve, në sfondin e një lufte mes bandave për kontrollin e tregtisë së drogës.

Dy persona të tjerë u vranë të enjten dhe një tjetër u plagos rëndë në qytetin Posorja, jo shumë larg Guayaquil, tha policia. Sipas shefit të policisë Edison Rodrigues, viktimat ishin në një varkë në portin e Posorhas, kur u sulmuan nga rreth dhjetë persona të armatosur.

Të martën, rreth 30 persona të armatosur hapën zjarr në një port të vogël peshkimi në Esmeralda, në veri të vendit, pranë kufirit me Kolumbinë duke lënë të vdekur nëntë persona. Autorët mbërritën me varka dhe makina dhe pa thënë asnjë fjalë filluan të qëllonin. 

Ekuadori vazhdon të përballet me një valë dhune të lidhur me luftën mes bandave të trafikut të drogës. Presidenti konservator Guillermo Lasso më 3 mars shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në tre provinca, përfshirë Guayaquil, i cili përfshin Guayaquil dhe Esmeralda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit