Flakët fusin në telashe 3 persona në Gjirokastër, u nxjerrin zbuluar parcelat me kanabis

Flakët fusin në telashe 3 persona në…

Tre persona janë ndaluar në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër, pasi dyshohet se  kultivonin rreth 1 mijë bimë kanabisi.

Kanabisi është gjetur në një zonë mjaft të pyllëzuar mbi fshatin Dhoskat, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e personave të shoqëruar.

Bimët janë zbuluar në sajë të informacioneve të marra në mënyrë operative nga policia e Gjirokastrës.

Prania e forcave të policisë ka qenë e shtuar në këtë zonë për shkak të flakëve që kanë pushtuar vendin.

Për shkak të situatës me zjarret janë djegur dhjetra hektarë me pyje e kullota. Në Gjirokastër u shënua edhe viktima e parë nga flakët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit