Peshkaqeni femër lind këlysh në akuariumin italian, 10 vjet pa asnjë mashkull (Fotot)

Peshkaqeni femër lind këlysh në akuariumin italian,…

Një bebe peshkaqen ka lindur në një park ujor në Itali, ku prej dhjetë vjetësh mbaheshin vetëm femra.

Shkencëtarët thonë se “lindja e virgjër” në akuarium mund të jetë e para e llojit të saj.

Bebja femër e peshkaqenit ‘gjuetar’ (Mustelus mustelus) — i njohur në vend si Ispera, ose ndryshe “shpresë” në gjuhën malteze — ka lindur së fundmi në akuariumin Cala Gonone në ishullin e Sardenjës, nga një nënë që ka jetuar të gjithë dekadën në akuariumi vetëm me femra deh pa meshkuj, shkruan rrjeti Newsweek .

Fenomeni i rrallë i njohur edhe si parteno-gjenesis, vjen si rezultat i aftësisë së femrës për të vetë-fertilizuar vezët e saj në disa raste ekstreme.

Fenomeni i partenogjenezës është parë te rreth 80 specie kafshësh vertebrore, duke përfshirë peshkaqenët, peshqit dhe disa zvarranikë. Rasti në fjalë mund të jetë i pari për specien e peshkaqenit Ispera.

“Kjo është dokumentuar në disa specie peshkaqenësh dhe ranave detare,” thotë Demian Chapman, drejtor i programit të ruajtjes së peshkaqenëve në akuariumin Mote Marine në Florida. “Por është e vështirë ta zbulosh në botën e egër, kështu që e njohim vetëm në kafshët e mbajtura të mbyllura,” shton Chapman, i cili ka kryer disa studime mbi partenogjenezën.

“Rreth 15 specie peshkaqenësh janë observuar ta realizojnë, por me shumë gjasa shumica e specieve mund ta bëjë nëse është nevoja”, shton ai.

Studiuesit thonë se partenogjeneza ndodh si në peshkaqenët oviparozë (që lëshojnë vezë) ashtu dhe ata viviparozë (që lindin bebet e gjalla).

Chapman shton se natyra ka krijuar partenogjenezën si një opsion final për femrat që nuk mund të çiftohen ose që janë ndarë nga grupet e tyre.

“Në vend të kombinimit me një qelizë sperme për krijimin e embrionit, qeliza e vezës në këtë rast kombinohet me një trup polar, që në thelb është një tjetër qelizë që ka pjesëza plotësuese të ADN-së”, thotë Christine Dudgeon, studiuese e Universitetit të Queensland në Australi, duke shtuar se trupi polar vepron si një pseudo-qelizë sperme me një shirit të vetëm ADN-je.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit