Peshkaqeni i kafshoi këmbën/ Vdes serfisti, nuk i mbijetoi dot plagës

Peshkaqeni i kafshoi këmbën/ Vdes serfisti, nuk…

Tre persona në Australi kanë humbur jetën këtë vit, rasti më i fundit është një serfist 60-vjeçar i cili nga kontakti me një peshkaqen në ujërat e Australisë ka përfunduar i vdekur.

I moshuari u sulmua paraditen e së dielës në një nga plazhet juglindore të vendit dhe  mësohet se një peshkaqen i bardhë me gjatësi trupore rreth 3 metra ndoqi dhe qarkoi tre persona teksa ata ushtroheshin me dallgët, duke përmbysur serfin e njërit prej tyre e duke kafshuar kofshën e majtë të viktimës.

Sakaq, raportohet se serfistët që e shoqëronin dhe disa dëshmitarë ndërhynë kundër peshkut grabitqar për ta shpëtuar 60-vjeçarin, por edhe pse u arrit të nxirrej nga uji, ai nuk i mbijetoi dot plagëve.

U njoftua se peshkaqeni që shkaktoi vdekjen e serfistit ishte pikasur nga ajri por pa mundur të ndalej apo qëllohej. Autoritetet vendëse njoftuan mbylljen me 24 orë të gjithë perimetrit të plazhit për pushuesit.

“Veprimet i këtyre njerëzve për shpëtimin e zotërisë nuk mund të konsiderohen veçse heroike. Por në mënyrë tragjike ai ndërroi jetë në vendngjarje. Plaga në këmbën e tij të majtë qe e rëndë.”

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit