Peshkaqeni monstruoz 11 metra i gjatë sulmohet nga “bisha edhe më e madhe e detit”

Peshkaqeni monstruoz 11 metra i gjatë sulmohet…

Një peshkaqen i bardhë 11 metra është gjetur me një plagë të shkaktuar nga një krijesë që përshkruhet si më e madhe se ai vetë. 11 metra kafsha mund të quhet gjigante, kështu që të mendosh se ajo që e ka sulmuar është edhe më e madhe është e tmerrshme.

Peshkaqeni fatkeq që u gjet me plagën quhet Maple dhe u gjurmua pikërisht në brigjet e ishullit St George, Florida, në Gjirin e Meksikës, të hënën (6 mars). Kompania e gjurmimit të peshkaqenëve Ocearch e njohu menjëherë grabitqarin femër me kafshimin plagën e saj të rrallë në anën e majtë. Nga gjurmimi i bërë nga Ocearch, Maple ka kaluar dy sezonet e fundit të dimrit duke notuar rreth bregut të gjirit.

Ajo padyshim ndihet relativisht e sigurt në ato ujëra dhe ka të ngjarë të jetë një nga krijesat më të mëdha atje. Por Maple po i afrohet pak më shumë bregut dhe në disa raste është parë vetëm 43 milje larg bregut. Ky fakr ka ngritur shqetësime për disa pushues pasi me afrimin e pushimeve në SHBA studentët dynden në plazh për të festuar.

Duke folur për Ladbible në nëntor, Dr. Harley Newton, shkencëtari kryesor veterinar në Ocearch, tha: “Ekziston padyshim një shans i madh që një peshkaqen i bardhë të notojë në ujrat britanike. Kjo si rezultat i ndryshimeve klimatike, duke parë disa nga ndryshimet e para në habitatet e tyre. Disa specie po lëvizin paksa në veri për të arritur në disa ujëra më të freskëta, por në përgjithësi ky nuk është ende një ndryshim i madh. Kur ne kafshët tokësore mendojmë për mjedisin në dy dimensione, harrojmë faktin se oqeani është tepër i thellë dhe i gjerë. Vetëm sepse nuk i shohim në sipërfaqe, nuk do të thotë se ata nuk janë qindra metra poshtë nesh.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit