Peshkatarët e Sarandës në protestë për çmimin e naftës: Nuk na aprovuan as pagën e luftës

Peshkatarët e Sarandës në protestë për çmimin…

50 peshkatarë të portit të Sarandës kanë protestuar sot kundër çmimit të lartë të naftës dhe mosdhënien nga qeveria të pagës së luftës.

Peshkatarët sqarojnë se megjithëse çmimi i naftës në bursë ka rënë në mënyrë drastike në gjithë botën dhe anijat e peshkimit e blejnë naftën me çmimin e bursës, kompanitë shqiptare vazhdojnë t’ua shesin naftën atyre me çmimin e zakonshëm.

Kostot e larta të naftës dhe fakti që produktet e tyre nuk po shiten më për shkak të mbylljes së restoranvteve, po i çon ata drejt falimentimin.

Peshkatarët shprehen se megjithëse pagojnë sigurime shoqërore dhe puna është bllokuar për shkak të Covid-19, aplikimet e tyre për pagën e luftës nuk janë pranuar, duke përkeqësuar edhe më tej gjendjen e tyre financiare.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë të shohë me prioritet rastin e tyre pasi ata dhe familjet e tyre janë në situatë të vështirë ekonomike prej dy muajsh.

Më parë, për të njëjtat arsye kanë protestuar dhe peshkatarët e Durrësit.

Çmimi i naftës në tregun e huaj ka arritur në nivelin më të ulët historik. Kjo ka ndodhur si pasojë e uljes së kërkesës së tregut, duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve janë në karantinë, ndaj rezervat e naftës kanë tejkaluar kapacitet mbajtëse.

Në shumë vende, çmimi i naftës ka rënë deri në nivel negative, por kjo ulje nuk është reflektuar në çmimin e naftës në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit