Peshku harabel e gaforret sulmojnë pushuesit në Darëzezë, mjekja: Qytetarët të paraqiten në kohë në spital, pickimi sjell alergji

Peshku harabel e gaforret sulmojnë pushuesit në…

Peshku harabel dhe gaforret po i trembin pushuesit në plazhin e Darëzezës në Fier.  Janë gjallesa që me anë të pickimit infektojnë njeriun, dhe në mungesë të një ndihmë të shpejt, mund të shkaktojnë fatalitete.

“Problematikat më të mëdha që kemi patur në këtë sezon veror janë rastet me fëmijët e vegjël, sidomos pickimi nga peshku që njihet në këtë zonë si peshku harabel, pickimet nga gaforret”, tha mjekja.

Ajo thekson se në këto ditë të nxehta nuk duhet të mungojë vëmendja e qytetarëve për kujdesin ndaj higjienës dhe temperaturave të larta.

“Problem tjetër i madh mbete goditja nga nxehtësia, sidomos për moshat  e mëdha dhe për këtë rekomandojmë që të mos ekspozohen në diell nga ora 12:00-16:00”, thekson Sulejmani.

Vija bregdetare e Darzezëz është një kthyer në një plazh gjithnjë e më të frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj, por nuk mungojnë edhe rastet e mbytjes, ku pak ditë më parë  humbi jetën një 60 vjeçar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit