
Në gjirin e Durrësit, në rrjetën e anijes së peshkimit “Delsi” ka rënë një specie e rrallë ujore, e njohur si peshkaqeni dem. Kjo specie është kapur nga peshkatarët të cilët kishin dalë për gjueti në det. Peshkaqeni që njihet si një gjallesë e rrallë për ujërat tona, ishte rreth 3 metra i gjatë dhe peshonte afro 300 kg.