'Peshqeshi' i Ogertës për shqiptarët... maskat e detyrueshme, kush nuk e mban, gjobitet

‘Peshqeshi’ i Ogertës për shqiptarët… maskat e…

Nuk ka ilaçe, as spitale të pastra dhe të higjienizuara, por ka masa shtrënguese për qytetarët që kanë mbetur pa asnjë kacidhe në xhep…

Ogerta Manastirliu ja arriti që të bëjë një “dill” të radhës me farmaceutikët, dhe ja, “maskat vendosen me detyrim”.

Siç e thonë edhe shumë njerëz të ditur, Pandemia është një periudhë e artë për ata që janë në pushtet për të bërë para.

Ogerta më mirë se askush tjetër e ka demonstruar këtë. Ajo nuk u ndje disa muaj më parë kur farmacitë nisën shitjen e maskave “të skaduara”, me çmime stratosferike.

Një “shkelje syri” mes Ogertës dhe Shoqatës së Farmacistëve, bëri që askush nga këta të mos penalizohej, me gjithë se në media vërshuan ankesat e qytetarëve për shtrenjtim të mjeteve që të mbronin nga COVID-19.

Maskat, higjienizuesit, dorezat dhe shumë produkte të tjera farmaceutike u bënë si floriri në kohë lufte, dhe nga spekulimi gjigant në kurriz të popullit nën hall.

Madje nga ky spekulim me “bekimin” e ministrisë së Ogertës, përfituan edhe grosistët farmaceutik.

Këta të fundit jo vetëm që spastruan nga magazinat stoqet e viteve me radhë, por edhe bënë porosi të reja me porosi të Ogertës, e cila u bleu produktet me çmime spekulative, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Dhe duke përfituar që populli shqiptar e ka kujtesën shumë po shumë të shkurtër, Ogerta ka “goditur” sërish duke bërë “Bingo”.

Sot ajo ka dalë dhe ka deklaruar se, maskat do të bëhen të detyrueshme për mbajtje në vendin tonë. Dhe si gjithmonë, kush nuk e mban, do të gjobitet.

Sipas saj, maskat në ambientet e brendshme do të jenë të detyrueshme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Ja deklarata e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

‘Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar.

Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura.

Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura.

Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen’./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit