Peshqit "mbijnë" në autostradë/ Fenomen i çuditshëm në Australi, banorët: Ranë nga qielli

Peshqit “mbijnë” në autostradë/ Fenomen i çuditshëm…

Banorët e qytetit të Lajamanu në Australi janë gjendur të shokuar nga pamja që la pas një stuhi nga moti i keq. Në rrugë u panë mijëra peshq, një fenomen i përsëritur katër herë brenda 30 viteve të fundit. Hera e fundit që kjo ka ndodhu, ishte në vitin 2010 dhe shkencëtarët nuk kanë arritur të japin një shpjegim bindës për këtë fenomen.

Banorët thanë se qyteti u përfshi fillimisht nga një stuhi shiu. Më pas ata tregojnë se bashkë me shiu nisën të bien edhe peshqit. Qyteti ndodhet në Territorin Verior të thatë të Australisë dhe që nuk rrethohet nga uji. Shiu ra gjatë natës dhe banorët thanë se i panë peshqit në mëngjes, të shpërndarë në të gjithë qytetin dhe shumë prej tyre ishin ende gjallë.

Sipas mediave të huaja, fenomeni i rënies së peshkut nga qielli është i pazakontë, por jo i paprecedentë. Deri tani janë regjistruar raste të shiut me bretkosa, lakuriq nate, krimba apo merimanga. Arsyeja e saktë për këtë fenomen nuk dihet, por një teori shpjegon se kafshët mund të jenë rrëmbyer nga një vorbull uji në formën e tornados dhe të kenë rënë në qytet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit