Velipojë: Pësoi arrest kardiak në det, humb jetën 68-vjeçari nga Kosova

Velipojë: Pësoi arrest kardiak në det, humb…

Një 68-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Velipojë, teksa ndodhej duke u larë në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”. Sipas të dhënave paraprake, 68-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ishte në ujë dhe më pas ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet përkatëse dhe grupi hetimor, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit