Pësoi arrest kardiak/ Vdes në moshën 27-vjeçare Nëntogeri i Forcave të Armatosura

Pësoi arrest kardiak/ Vdes në moshën 27-vjeçare…

Gjatë ditës së djeshme u përcoll një lajm i trishtë, teksa u mor informacioni për trupin e pajetë të një shtetasi në plazhin e Tales në Lezhë. Pas verifikimeve nga policia të trupit të pajetë, rezultoi se bëhej fjalë për 27-vjeçarin Pavlin Rrasa. Ky i fundit ishte mbytur teksa pushonte me familjen e tij në këtë plazh, ndërsa mësohet se ai mbante detyrën e Nëntogerit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Niko Peleshi, i cili ka dhënë lajmin e trishtë dhe bën me dije se Nëntogeri, pjesë e Repartit Ushtarak 1010, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit