Pësoi atak në timon, 58-vjeçari përplaset me dy makina dhe humb jetën

Pësoi atak në timon, 58-vjeçari përplaset me…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa po drejtonte automjetin e tij.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti është përplasur me dy makina të parkuara në afërsi të vendit të ngjarjes.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit të tij në spital, 58-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit