Peticioni ia del! Kosova futet në hartën e Apple

Peticioni ia del! Kosova futet në hartën…

Apple ka bërë ndryshime në hartë, duke shtuar Kosovën.

Gjithçka erdhi pas peticionit të nisur nga këngëtarja Dua Lipa.

Territori i Kosovës ishte i bashkuar me atë të Serbisë më herët, ndërsa tani duket qartësisht i ndarë.

Kjo nismë gjeti mbështetje të gjerë edhe nga artistë shqiptarë brenda edhe jashtë vendit të cilët filluan të shpërndanin peticionin në rrjetet sociale.

Nisma e ndërmarrë nga Lipa, gjeti mbështetje nga shumë artistë shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit. Që nga momenti kur u krijua dhe deri më tani, peticioni ka marrë 197.715 firma.

Ky peticion ngjalli reagime negative tek këngëtarët serbë. Ishte fillimisht ylli i muzikës serbe, Svetlana Raznatovic e e cila e quajti Lipën fëmijë dhe të paditur për shkak të nismës të ndërmarrë.

Reagime negative pati edhe nga këngëtarja e njohur serbe Jelena Karleusa e cila kritikói Dua Lipën.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit