Petrit Demishaj, porositësi i ngarkesës me banane (kokainë) që u kap në Portin e Durrësit

Petrit Demishaj, porositësi i ngarkesës me banane…

33.5 kg ishte sasia me kokainë që u gjet në kontejnerët me banane të “Banaking”. Sasia e drogës u detektua nga qentë e policisë pasi i kishte shpëtuar kontrollit të skanerave në Portin e Durrësit.

Ngarkesa kishte pak ditë që kishte ardhur nga Ekuadori dhe ishte në pritje për t’u zhdoganuar.

Porositësi i ngarkesës me banane bëhet me dije se është administratori i kompanisë Zico Petrit Demishaj, 57 vjeç, i cili u vu në pranga.

Përpos Demishajt janë vënë në pranga edhe dy punonjës të skanerit në Portin e Durrësit Alban Neziraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit