Petrit Vasili nxjerr blof Ramën, i publikon videon e dy viteve më parë

Petrit Vasili nxjerr blof Ramën, i publikon…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama të dy viteve më parë.

Në videon e publikuar Rama akuzonte opozitën si mbrojtëse të informalitetit sepse kërkonte të hiqej TVSH për bisnesin e vogël.

Ndërkohë që sot Rama u shpreh se duhet të hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël.

“Ju lutem shume shikojeni këtë VIDEO. Dy vjet më parë Edi Rama akuzonte opozitën si mbrojtëse të informalitetit sepse kërkonte të hiqej TVSH për biznesin e vogël.

Ja çfarë thoshte Rama: “Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”.

Sot po vetë ky Edi Rama thotë se do ta heqë TVSH për biznesin e vogël dhe thotë:

“Unë do ju them biznesit të vogël se do ju heqim TVSH”. Po të kishte turp ky kryeministër i shplarë nga personaliteti duhej të jepte dorëheqjen. Po ky s’ka turp!!”- shkruan Vasili.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit