Petrit Vasilit nuk i intereson puna e SPAK-ut me ish-ministrin: Arrestimi i Kokës erdhi shumë vonë

Petrit Vasilit nuk i intereson puna e…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vaisli, nuk ndihet aspak falenderues ndaj SPAK-ut për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, pasi sipas tij ky operacion ka ardhur shumë vonë.

Sipas numrit dy të LSI-së, Vasili thotë se Prokuroria Speciale e la atë që ai e quan “banda e inceneratorëve” që të blinte mijëra vota të LSI gjatë zgjedhjeve.

“Ne krye te bandes eshte vete Edi Rama dhe Kryetaret e Bashkive e Ministrat ende ne detyre. Banda e icineratoreve e detyroi edhe Lulzim Bashen qe te mos pranonte asnje anetar nga Lsi ne Komisionin Hetimor parlamentar. LSI do te zbardhe te plote dhe deri ne fund kete afere para popullit shqiptar. Shqiptaret nuk duan drejtesi me regji, por drejtesi te vertete dhe ne kohen e duhur”, shkruan ai midis të tjerash.

Shkrimi i plotë i nënkryetarit të LSI:
Shume vone, hipokrite dhe pa asnje vlere per te falenderuar Spakun.

Denoncimet dhe faktet atje kane qene prej shume kohesh, por mosveprimi ka qene i qellimshem dhe me regji. Banda e aferes se incineratoreve nuk duhej te prekej para zgjedhjeve sepse ajo do te blinte dhjetera mijera vota te LSI per llogari te Rilindjes ne Durres,Tirane, Elbasan, Fier, Berat etj .

Ne krye te bandes eshte vete Edi Rama dhe Kryetaret e Bashkive e Ministrat ende ne detyre. Banda e icineratoreve e detyroi edhe Lulzim Bashen qe te mos pranonte asnje anetar nga Lsi ne Komisionin Hetimor parlamentar.

LSI  do te zbardhe te plote dhe deri ne fund kete afere para popullit shqiptar. Shqiptaret nuk duan drejtesi me regji, por drejtesi te vertete dhe ne kohen e duhur!!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit