Petro Koçi DISS Zegjinesë: Nuk është kjo imazh i PS! Ne jemi parti serioze!

Petro Koçi DISS Zegjinesë: Nuk është kjo…

Petro Koçi ka reaguar me tone të forta kundër mënyrës se si u përfaqësua Partia Socialiste në fushatën elektorale, duke kritikuar drejtpërdrejt Zegjine Çaushin, e promovuar nga Rilindja me videot e saj ironizuese ndaj kundërshtarit politik në Fier, Gazment Bardhit.

Koçi, i cili u tërhoq nga gara për deputet pas vendimit të Edi Ramës për listat e hapura, ka shprehur gjithashtu pakënaqësinë për përfshirjen masive të mbështetësve të Belinda Ballukut në listën e Fierit. Sipas tij, kjo po ndodh për qëllime personale të saj.

Në një intervistë për mediat, Koçi deklaroi se sjellja e Zegjinesë në rrjetet sociale e tejkalon çdo masë dhe përbën një devijim të rëndë nga vlerat që duhet të përfaqësojë një parti serioze si PS.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze,” u shpreh Koçi.

Koçi theksoi se rrjetet sociale kanë marrë një rol të rëndësishëm në komunikimin politik, por kjo nuk duhet të justifikojë cënimin e seriozitetit të Partisë Socialiste.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” tha ai.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit