Pezullimi i punës së kontrollorëve në Rinas, Dritan Goxhaj: Do ketë kosto për shtetin

Pezullimi i punës së kontrollorëve në Rinas,…

Shpallja e paaftësisë së kontrollorëve të Albkontronoll në aeroportin e Rinasit ka sjellë pezullimin e fluturimeve në vend. Në një intervistë për FaxNews Dritan Goxhaj, ish pilot dhe ish shef operacioneve të fluturimit ne AAC, thekson se gjendja e krijuar vjen si pasojë e një vendimi absurd të ministres Balluku për shkak të uljes së rrogave të kontrollorëve.

Sipas Goxhaj pezullimi i punës në kullën e vrojtimit bën të pamundur jo vetëm uljen dhe ngritjen e avionëve në aeroportin e Rinasit, por edhe kalimin e avionëve të tjerë në hapësirën ajërore shqiptare duke i shkaktuar kosto shtetit shqiptar për thyerje të marrëveshjes “One Sky”

Jam këtu për të mbështetur veprimin e tyre e cila duhet thënë se nuk është një grevë, por një shpallje e paaftësisë për shkak të heqjes së rrogave me vendim të paligjshëm nga Bordi i Aviacionit dhe ministrja e Infrastrukturës. Kërkesa e dytë është rikthimi në punë i 5 persnave të cilit janë hequr nga puna padrejtësisht dje me një vendim absurd. Këto janë dy kushtet e panegociueshme të kontrollorëve për tu rikthyer në punë.

Në rast se kontollorët nuk do të shkojnë në punë hapësira ajërore nuk do të jetë e disponueshme për avionët të cilët do të ulen dhe ngrihen në vendin tonë, si dhe do të ketë një bllokim të avionëve që do të kalojnë në hapësirën ajërore të Shqipërisë.

Do të ketë një kosto për shtetin shqiptarë për avionët të cilët do të devijojnë trafikun mbi Shqipëri. E gjitha kjo për shkak të një inati personal të ministres Belinda Ballaku”, tha Goxhaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit