Pezullohen tre infermierë në QSUT sepse u kapën duke ngrënë në orar pune, Shoqata e Infermierëve denoncon pezullimin e tyre

Pezullohen tre infermierë në QSUT sepse u…

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka denoncuar një rast ku janë pezulluar nga puna tre infermierë, pasi janë kapur duke ngrënë molto në punë.

Deri në korrik këta infermierë do të jenë të pezulluar, ndërkoqë që Shoqata e quan skandal një veprim të tillë, sidomos kur infermierët po punojnë në kushte të vështira për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Shoqata thotë se kontrollet që po bëhen janë të qëllimshme për të penalizuar infermierët, ndërkohë që në asnjë vend të botës nuk është e ndaluar të konsumosh diçka të vogël në orar të punës, pasi çdokush ka nevojë për një pushim të vogël.

Denoncimi i plotë i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:

Reagim publik per masen e mare ndaj Infermiereve te sherbimit te Neurokirurgjike :

Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto.Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.

A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese ,as ditet e festav apo fundjavat.E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret.Po ne cilin vend te botesh eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.

Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit