Pezullohet përgjithmonë nga sporti! Peshëngritësi Arbër Çercizi pozitiv për kokainë

Pezullohet përgjithmonë nga sporti! Peshëngritësi Arbër Çercizi…

Peshngritësi Arber Çercizi nga kontrolli i antidopingut i federatës shqiptare të peshëngritjes ka rezultuar pozitiv me kokainë, mëson Top Channel.

Kjo federatë vendosi ta pezullojë përgjithmonë nga sporti duke qenë se është përsëritës.

Kujtojmë se Arbër Çerçizi rrëmbeu 2 medalje bronzi në Kampionatin Europian të peshëngritjes për Junior dhe U-23, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2019.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Peshengritjes gjate zhvillimit te Kmpionatit Kombetar per te rritur te zhvilluar ne date 20-21 shkurt 2021 ne qytetin e Durresit, duke pasur ne moton e saj luften e panderprere ndaj fenomenit te dopingut i kerkoj OKAD-se ne Shqiperi kontrollin ant.idoping per te gjitha sportistet pjesemarres ne kete Kampionat. Mbas marrjes se mostrave me date 22.03.2021 vjen pergjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, Ku ka rezultuar Pozitiv me substance Kokaine, sportisti Arber Cercizi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit