Pfizer dhe rivalët, garë për të prodhuar pilulën e parë antivirale Covid-19

Pfizer dhe rivalët, garë për të prodhuar…

Në fillim të vitit 2020, teksa një koronavirus i ri vdekjeprurës nisi të përhapej në mbarë botën, kompania farmaceutike Pfizer Inc, themeloi një ekip me shkencëtarë dhe kimistë elitë, për të identifikuar mënyra se si të trajtohej sëmundja COVID-19.

Gjiganti farmaceutik nga Shtetet e Bashkuara, që nisi të eksplorojë zhvillimin e një vaksine, gjithashtu dëshironte që të prodhonte një pilulë, e cila do të ndalonte që infeksioni të përhapej, njësojë sikurse përdoret ilaçi Tamiflu për të luftuar gripin e zakonshëm. Ekipi bëri kërkime për të gjetur përbërës të papërdorur të molekulave që do të ndihmonin për nisjen e procesit, dhe shumë shpejt identifikuan një kandidat premtues.

Më shumë se një vit më vonë, Pfizer ende nuk ka filluar provat në shkallë të gjerë për trajtimin në mënyrë orale të COVID-19, por thotë se shpreson që prova të tilla të nisin në korrik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit