Pfizer: Vaksina është e sigurt edhe te fëmijët e vegjël

Pfizer: Vaksina është e sigurt edhe te…

Kompania Pfizer, dhe BioNTech kanë deklaruar se vaksina është e sigurtë edhe për fëmijët.

Ata  i dorëzuan disa të dhëna fillestare në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave – FDA, për përdorimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit edhe te fëmijët.

Prodhuesit e barnave thanë se provat e tyre kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Në Shtetet e Bashkuara, vaksina Pfizer/BioNTech, e cila jepet në dy doza, është aktualisht e disponueshme për personat 12 vjeç e lart.

Pfizer dhe BioNTech thanë se do të paraqesin një kërkesë në FDA, për të kërkuar autorizim urgjent të vaksinës te fëmijët 5 deri në 11 vjeç në javët e ardhshme.

Pasi të bëhet kërkesa, janë rregullatorët dhe zyrtarët e shëndetit publik ata që vendosin nëse do ta rekomandojnë ose jo përdorimin e vaksinës për këtë grup-moshë.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, ky proces mund të mos përmbyllet deri në fund të nëntorit. Por, varësisht se sa shpejt vepron FDA-ja, vaksinat mund të bëhen të disponueshme edhe në fillim të nëntorit, shkruan AP.

Pfizer dhe BioNTech planifikojnë t’i paraqesin të dhënat e tyre edhe tek Agjencia Evropiane e Barnave – EMA dhe rregullatorët e tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit