“Pfizeri” tall menderen me Edi Ramën dhe ky nga inati bën m*t Ermal Mamaqin!

“Pfizeri” tall menderen me Edi Ramën dhe…

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zotni Edi Rama, është derdhur orët e fundit të ditës së sotme, drejt aeroportit Nënë Tereza, që sapo ka marrë në dorëzim Çeti ynë. Ai ka pritur aty për orë të tëra, me padurim të madh, ardhjen e vaksinave nga kompania botnisht e njohur, Pfizer.

Të pranishëm në këtë sebep të madh, në trajtë ofensive ndaj koronavirusit, s’kishte si të mungonte ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu dhe sigurisht as Ministri i Fatkeqësive, tigri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ky i fundit, ashtu siç vazhdimisht nxitohet, e kishte informuar kryeministrin se Pfizer do të sillte sot në aeroportin e Çetit, me avion të posaçëm, plot 10 mijë vaksina.

Kur Edi Ramës i dhanë mandatën se prurja e vaksinave, ishte dhjetë herë më pak, ai i hodhi Arbenit një vështrim, sikur po i hidhte koronavirusin mbi kokë dhe u ul menjëherë në sallën e vipave, në konferencë shtypi.

Duke qenë se po ziente përbrenda, që Pfizeri kishte tallur mender menderen me udhëheqësin tonë, Edi Rama filloi të tirte me gazetarët, një bisedë të gjerë dhe të gjatë, që vazhdoi deri në orën 20:20 minuta, kohë e cila përkon me zbritjen e avionit, i cili mbante brenda vaksina të mjaftueshme vetëm për 585 njerëz.

Duke pritur këto vaksina, të cilat nuk dalin as për të vaksinuar Surrelin, ai vijoi të delironte para 4-5 gazetarëve, duke thënë “ne nuk luajmë bixhoz, ne luajmë shah në çdo negociatë, ndaj fitojmë…”

Kur njëri prej gazetarëve e pyeti për përkeqësimin e gjendjes dhe rritjen e vdekshmërisë në këtë muaj, Edi Rama u përgjigj, se kjo gjë pritej dhe se edhe po u mbyllëm, virusi nuk ikën…

Në njërin moment të intervistës, kur nuk kishte ngelur gjë më pa thënë për vaksinat, udhëheqësi ynë, i’u lëshua dhe sulmoi mikun e tij të ngushtë dhe kolegun aktor, Ermal Mamaqin, i cili kishte thyer rregullat kundër pandemisë, duke organizuar mbledhje të zgjeruar në formë leksioni, ku i’u mësonte shqiptarëve, si të fitojnë 50 mijë euro në vit, gjatë kohës që hap dhe mbyll sytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit