Photoshop për të përfituar pronën në bregdet, arrestohen ish-juristi dhe biznesmeni nga Fieri

Photoshop për të përfituar pronën në bregdet,…

Përpjekja për të përfituar një pronë publike në bregdet me anë të dokumenteve të falsifikuara çoi në pranga 4 persona këtë të mërkurë në Durrës. Të a rrestuar janë një jurist, një biznesmen dhe dy punonjës të këtij të fundit.

Pas 6 muajsh hetime policia a rrestoi 62-vjeçarin I.F, biznesmen nga Fieri, G.A 36 vjeç, punëtor i biznesmenit, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe M. Z. 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës. Juristi pas procedimit penal për rastin e Kepit të Rodonit ,është emëruar në AShK Kamëz-Vorë.

Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E.A dhe R. H.

Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë k riminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

Operacioni nga Drejtoria për K rimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë K riminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në p ranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “A rrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.

Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për K rimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë k riminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë a rrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:

I.F., 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, G. A., 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.
Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “A rresti në shtëpi” për shtetasin R. H.

Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.

Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

A rrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit