Pika kufitare e Morinës pa energji elektrike,  qytetarët raportojnë orë të gjata pritjeje

Pika kufitare e Morinës pa energji elektrike,…

Situatë alarmante është krijuar në pikën kufitare e Morinës, ku për më shumë se pesë orë nuk ka energji elektrike. Sipas denoncimeve të qytetarëve, sistemi i doganës është i pamundur për të funksionuar për shkak të mungesës së energjisë, pasi gjeneratori nuk ka fuqi të mjaftueshme për të ndezur kompjuterët dhe pajisjet e nevojshme. Skenari ka krijuar vonesa dhe ka bllokuar trafikun në pikat e kalimit kufitar, duke shkaktuar mjaft probleme për ata që presin për dokumente dhe procedura doganore.

Mesazhi i qytetarit:

Mund të më ndihmoni dot? Në Doganën e Morinës nuk ka fare drita, sistemi nuk punon sepse gjeneratori nuk ka fuqi për të ndezur kompjuterat. Jemi në vitin 2025 dhe ende nuk ka energji elektrike në pikën kufitare. Ju lutem bëni denoncime, pasi kam më shumë se 5 orë që po pres. Thuhet se nuk ka pasur drita që nga ora 6 e mëngjesit. Po pres thjesht për një letër për ç’doganimin e makinës.

Këto situata kanë ngritur shqetësime të mëdha tek qytetarët, që kërkojnë një reagim të shpejtë nga autoritetet për të zgjidhur problemet me furnizimin dhe për të parandaluar pasoja të mëtejshme për jetën dhe aktivitetet e qytetarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit