Pika të forta dhe dobësi të rigjallërimit europian

Pika të forta dhe dobësi të rigjallërimit…

Bashkimi Europian e ka tejkaluar krizën e prodhuar nga pandemia e Covid-19 shumë më mirë nga sa mund të frikësohej fillimisht. Pas hezitimeve dhe mosbesimit reciprok të muajve të parë të 2020, Bashkimi Europian ka reaguar me një përgjigje të përbashkët duke miratuar paketën Next Generation EU (NGEU), rreth 800 miliard euro financime, të destinuara sidomos për vendet më të gaditura më rëndshëm nga pandemia. Paketa NGEU ka shënuar një kthesë në termat politikë dhe ka kontribuar në mënyrë përcaktuese për t’i qetësuar tregjet financiare. Por sigurisht që nuk mund të pritet që një shpenzim shtesë që ekuivalenton me pak pikë përqindjeje të PBB të prcaktojë të ardhmen ekknomike afatgjatë të një ekonomie europiane prej 14000 miliard eurosh në vit.Kriza e shkaktuar nga pandemia ka prodhuar në 2020 reçisionin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në kohë paqeje, por në 2021 po asistojmë në një rigjallërim të shpejtë. Sipas pjesës më të madhe të parashkimeve të sotme, Bashkimi Europian duhet të kthehet në nivelet parapandemi në fillimin e 2022. Cikli i plotë i reçisionit dhe i rigjallërimit mund të ezaurohet kështu në harkun e vetëm 2 viteve. Por tejkalimi i impaktit të menjëhershëm është vetëm fillimi. Sektorë të gjerë të ekonomisl do të dalin thellësisht të transformuar. Pandemia ka vepruar si një përshpejtues të fuqishëm i dixhitalizimit të ekonomisë, një proces që ishte tashmë në veprim prej kohësh, por që nuk kishte përfshirë zona të gjera të Europës derikur pandemia nuk ia ka goditur. Në periudhë afatgjatë, sfida është të përshpejtohet tranzicioni drejt ekonomisë dixhitale; këtu Europa paraqet pika force dhe dobësie.Pika e fortë: “Industria e vjetër”: Ekonomia e Bashkimit Europian mbetet i fortë në sektorët më të “vjetër” të ekonomisë, sidomos në atë industrial. Kuota europiane e eksportimeve manifakturise globale ka rënë gjatë dekadës së fundit, nmë përputhje me rritjen e asaj kinete, por industria europiane ka arritur më mirë se ajo amerikane që t’i shesë produktet e saj në tregun global. Kuota e eksportimit mainfakturist drejt Kinës e 27 vendeve të Bashkimit Europian është thuajse dyfishi i asaj të Shteteve të Bashkuara dhe kjo është e vërtetë edhe në terma më të përgjithshëm: eksportet europiane drejt të ashtuquajturave BRICS dhe tregjeve emergjente janë shumë më të mëdha se ato amerikane. Industria europiane është kështu më e mirëpozicionuar për të përfituar nga rigjallërimi i ekonomive emergjente apo tashmë të dala, si Brazili, India dhe Kina.Anipse fokusi në nivel global do të duhej të spostohej sipas rritjes ekologjike, ky kuadër nuk duhej të ndryshonte. Prodhuesit europianë do të mbeteshin tejet kompetitivë në disa sektorë kyç të ekonomisë së gjelbër, si prodhimi i turbinave eolike apo në sektorë potencialë të së ardhmes si hidrogjeni. Edhe në kompartin automobilistik kompanitë europiane po e rikuperojnë respektin e vonuar të kompetitorëve amerikanë si Tesla. Europa mbetet e fortë edhe nël kuadrin farmaceutik, siç e dëshmon rolin themelor i pasur nga europianët në dy prej vaksinave kryesore për Covid-19 (Biontech-Pfizer dhe Astra Zeneca). Problemet fillestare e njërit prej të dyve (Astra Zeneca) duken tashmë dytësorë në kuadrin e një përshpejtimi masiv të prodhimit të brendshëm, që e bën Bashkimin Europian eksportuesin më të madh botëror e vaksinave më efikase kundër Covid-19. Industria është edhe sektori që po udhëheq rigjallërimin e shpejtë që ka pasuar reçisionin. Suksesi i industrisë europiane në pjesën më të madhe i detyrohet kombinimit të një krahu pune të arësimuar, një rrjeti të mirë infrastrukturor dhe konkurrencës së lirë, të brendshme dhe globale, në të cilën prodhuesit europianë gjenden të veprojnë. Bashkimi Europian nuk ka nevojë për një “politikë industriale” që përzgjedh fitimtarë dhe të mundur: këtë rol e luan përditë tregu.Pika e dobët: Shërbimet dixhitale. Në rast se forca industriale e Europës duket kështu e padiskutueshme, atlhere dixhitalizimi i shërbimeve mbetet një pikë e dobët, që do të fitojë rëndësi më të madhe dora dorës që do të dixhitalizohen sektorë të tjerë. Një prej motiveve themelore të kësaj dobësie është natyra e tregut ose më mirë e tregjeve, ku operojnë furnizues shërbimesh dixhitale europiane. Respektivisht sektorit meterologjik, ai i shërbimeve është shumë më subjekt ndaj normativave të vendosura nga shtetet e veçanta, që faktikisht e copëzojnë tregun e brendshëm në shumë tregje kombëtare që i mbrojnë furnizuesit e tyre. Fenomeni është më i qartë në sektorë kyç si ai i telekomunikacioneve: çdo shtet anetar i mbron kampionin e tij në emër të sigurisë kombëtare. Rezulton që Europa ka shumë operatorë të vegjël telekomunikacionesh dhe një rrjet të copëzuar. Akoma më keq është situata e tregut në shumë zona “business to consumer”, sepse gjuha përbën një barrierë natyrale dhe tutela e konsumatorit mbetet një prerogativë kombëtare. Sikur të mos mjaftonte, e gjithë hapësira kibernetike është subjekt i supervizionit të shteteve të veçanta. Natyrisht që kjo ka pak sens brenda një rrjeti global, por vendet anëtare e ndjejnë nevojën e ruajtjes së kontrollit mbi rrjetet e telekomunikimit, të sigurisë kibernetike dhe deri kur bëhet fjalë për zbatimin e standardeve europiane si GDPR (General Data Protection Regulation). Për novatorët europianë që zhvillojnë consumer software është shumë e vështirë të rriten në një situatë të kësaj natyre dhe kjo e bën të pamundur që në Europë të lindin kampionë globalë.Disa ide mbi punën. Tregjet e fragmentuara nuk janë pengesa e vetme e kompetivitetit të ekonomsië europiane të shërbimeve dixhitale. Një pengesë akoma edhe më e madhe mund të burojë nga fakti që ekonomia dixhitale mund të bëjë jokompetitive një pjesë të mirë të asaj analogjike. Problemi themelor i çdo qeverie, në situatën aktuale, është të kuptojë sesi të favorizojë ndryshimet strukturore të ekonomisë gjatë kalimit nga analogjikja tek dixhitalja. Në pjesën tjetër të botës ky ndryshim strukturor po verifikohet me shumë shpejtësi. Në Shtetet e Bashkuara, kriza e provokuar nga pandemia e Covid-19 ka përcaktuar transformime të mëdha në tregun e punës. Në fillimin e 2020, më shumë se 20 milion persona kanë humbur vendin e punës, por pjesa më e madhe e tyre ka gjetur një të re dhe tashmë në sektorë të caktuar të shërbimeve, si restaurimi, ka mangësi krahu pune. Është një shenjë e mirë, pasi nënkupton se kush ka lënë në sektor me të ardhura të ulët është sot i punuar tjetërkund; paralelisht, një rritje më e shpejtë e rrogave në sektorë tradicionalisht më pak shpërblyes mund të reduktojë pabarazitë e të ardhurave. Në Kinë, klasa e re mesatare urbane ka bërë tashmë një hop drejt një bote tejet të dixhitalizuar. Europa rrezikon kështu të bëhet bishti në dixitalizimin e shërbimeve. (nga Aspenia Institute)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit