“Pikat e grumbullimit po tallen me ne”, fermeri hedh arkat me kastravecë

“Pikat e grumbullimit po tallen me ne”,…

Fermeri hedh arkat me kastraveca ne rrugë ne shenjë proteste kundër abuzimeve të pikave të grumbullimit.

Ai thotë se pikat e grumbullimit pasi i blejnë produktet nga fermerët vendas, i shumëfishojnë çmimet kur i shesin në tregun vendas dhe atë të huaj.

Në rastin konkret, kastravecët, fermerët po i shesin me 200 lekë të vjetra, por pikat e grumbullimit i nxjerrin në treg me 1500-2000 lekë të vjetra.

Fermerët thonë se kjo skemë abuzive e këtyre pikave të grumbullimit po i çon drejt falimentimit pasi nuk po nxjerrin dot as shpenzimet e tyre.

Mbi 5,000 familje që mbajnë me mund e sakrifica sera me domate, speca, tranguj, kunguj dhe patëllxhanë ndihen të braktisur dhe të shfrytëzuar. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të vendosur transparencë dhe kontroll mbi tregun bujqësor dhe për të mbrojtur të ardhurat minimale që u siguron puna e palodhur në fshat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit