Pikë kthese në hetimet për ekzekutimin e të riut ”problematik” në Durrës, ishte admini i 'Antidroges'

Pikë kthese në hetimet për ekzekutimin e…

Faxweb.al mëson një tjetër pistë ku po hetohen sa i takon vrasjes së 32-vjeçarit Jetmir (Edmond) Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi në qytetin e Durrësit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se viktima ka qenë administrator i faqes ”antidroga” në rrjetet sociale, ku mes të tjerave kishte postuar një foto të gruas së një prej autorëve të dyshuar për atentatin. Burimet thonë se kjo është bërë shkak për një sherr mes tij dhe autorëve, që ka vazhduar prej disa ditësh dhe që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

Ndaj Kuçit ka pasur hetime dhe dyshime dhe për përfshirje në veprimtari të paligjshme, në trafikun e drogës, që duket se është bërë shkak dhe për ndryshimin e disahershëm të identitetit të tij.

Gazetarja e Fax News Kloida Gjuzi raporton se viktima ishte duke hipur në makinën e tij në momentin kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona, të cilët kanë qenë në një makinë në lëvizje. Për pasojë Bregu ka marrë dëmtime në kokë, në gjoks dhe në këmbë, ndërkohë që janë tre pistat e hetimit për këtë vrasje.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesve rreth e qark ngjarjes, por derimë tani nuk ka asnjë të dyshuar si autorë i mundshëm i kësaj vrasje, që ka ndodhur teksa i riu ishte duke dalë nga banesa e tij.

Gjatë ditës së sotme nuk ka pika kontrolli të Policisë në Durrës, dhe atentati duket se do ti shtohet ngjarjeve të pazbardhura kriminale që kanë tronditur në vazhdimësi qytetin./faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit