Piktura e vitit 1860 çmend njerëzimin/ Gruaja mban në dorë një iPhone

Piktura e vitit 1860 çmend njerëzimin/ Gruaja…

Interneti është tronditur nga një pikturë 162-vjeçare ku një grua duket se mban në duar një smartphone.

Hidhini një sy pikturës “The Expected One” të Ferdinand Georg Waldmüller dhe do të shihni një grua në qendër të pikturës duke ecur përmes një peizazhi piktoresk drejt një burri që e pret në shkurre, duke mbajtur një lule rozë.

Duket sikur gruaja po navigon në internet përmes iPhone-it të saj teksa ecën. Por kjo padyshim nuk do të kishte kuptim pasi iPhone është shpikur në vitin 2007 dhe piktura është krijuar në 1860-ën.

Por sipas kritikëve të artit, ka një shpjegim të thjeshtë për iluzionin.
Gruaja thuhet se po lexon një libër lutjesh gjatë shëtitjes së saj në vend që të shfletojë mediat sociale.

“Vajza në këtë pikturë të Waldmüller nuk po luan me iPhone X, por po shkon në kishë duke mbajtur një libër të vogël lutjesh në duar”, tha Gerald Weinpolter, CEO i agjencisë së artit austrian-paintings.at, për Motherboard.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit